Videot e TikTok, kërkohet shkarkimi i gjyqtares shqiptare

Pas skandalit me videot në TikTok të kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor në Shqipëri shkarkimin nga detyra të kësaj gjyqtareje për shkelje të rënda.

Në arsyetimin e kreut të ILD shkruhet se gjyqtarja Kapedani ka diskretituar rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit dhe për këtë arsye duhet të largohet nga detyra.

“Kur Inspektori i Lartë i Drejtësisë krijon bindjen se burimi i informacionit ose ankesa është e besueshme, brenda 3 ditëve nga marrja e ankesës ose nga momenti që ka marrë dijeni për shkeljen e pretenduar, i paraqet Këshillit përkatës raport të arsyetuar, bazuar në faktet dhe provat e mbledhura deri në atë moment për fillimin e një procedimi disiplinor dhe kërkesën për pezullimin e magjistratit nga detyra”, shkruhet në njoftimin e ILD.

LEXO EDHE:

Back to top button