Vig Shpuza: Oscars shënojnë rënie në shikueshmëri, mungojnë risitë

Vig Shpuza: Oscars shënojnë rënie në shikueshmëri, mungojnë risitë

Gazetare: Ilmie Zhaku

Çmimet Oscars, dikur një nga eventet më të ndjekura në industrinë e kinemasë, vitet e fundit kanë përjetuar një rënie të ndjeshme të shikueshmërisë. Ndonëse mbeten simboli më prestigjioz i vlerësimit të filmave, shumë kritikë dhe dashamirës të kinemasë vënë në pikëpyetje impaktin e tyre sot. Disa besojnë se mungesa e risive dhe parashikueshmëria e fituesve ka bërë që audienca të humbasë interesin për këtë event. I ftuar në emisionin “Ftesë në Studio”, si nje person I apasionuar pas filmave, Vig Shpuza, theksoi se ceremonia e Oscars nuk arrin më të krijojë entuziazmin e dikurshëm tek publiku.

“Çmimet Oscar vazhdimisht janë duke pësuar rënie në shikueshmëri por edhe në interes për shkak se jetojmë në botën e internetit dhe nuk është që hollywoodi ka sjell ndonjë risi, dhe shpesh çmimet Oscar u jepen filmave që nuk e meritojnë. Sa I përket organizimit, kishte surpriza, kishte çmime ashtu siç pritej nga kritikat e filmit dhe shikuesit. Por ajo që e pash unë ishte se shumica e filmave nuk ishin në nivelin e duhur, me një fjalë viti 2024 ka qenë shumë I dobët në film, me filma të cilët kishin kapacitet jashtëzakonisht të madh por që në fund për shkak të realizimit, apo problemit teknik nuk e arritën të qenurit një film I mrekullueshëm që do e sugjeroja me plot gojë.”, u shpreh ai.

Sipas Shpuzës, për të rikthyer interesin e publikut, çmimet Oscars duhet të reflektojnë më shumë mbi ndryshimet në industrinë e filmit dhe të japin hapësirë për filma më inovativë dhe të guximshëm. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button