Vijnë dy oferta, Rud van Nistellroj afër të rikthehet në stol

Legjenda e njohur e futbollit holandez, Rud Van Nistellroj pas largimit nga Man. Juanjted ka dy oferta në tavolinë. Në mediat e huaja, raportohet se ish-sulmuesi ka marr oferta nga dy skuadra të njohura, një në Gjermani, e tjetra në Angli. Bëhet fjalë për skuadrat, si: Hamburgu dhe Lester Siti.

Kjo e fundit shihet si favorite për të nënshkruar me legjendën e futbollit holandez, pasi që shkarkoi nga pozita trajnerin Stiv Kuper.

Kujtojmë që Nistelroj pati sukses me Man. Junajtedin në disa ndeshje si trajner, pas largimit të Erik ten Hag-ut./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button