Vijnë dy rinovime të rëndësishme, Roma sinjalizon Murinjon

Nemanja Matiç dhe Kris Smalling do të luajnë me skuadrën e Roma edhe sezonin e ardhshëm. Mesfushori 34-vjeçar serb rinovoi edhe me një vit kontratën për skuadrën verdhekuq, ndërkohë që brenda kësaj jave do të vijë zyrtarizimi i rinovimit të kontratës edhe për mbrojtësin britanik.

Dy sinjale të rëndësishme këto që drejtuesit e Roma i dërgojnë trajnerit Hoze Mourinjos, e ardhmja e të cilit është vënë në pikëpyetje. Matiç rinovoi me një vit kontratën, ndërsa Smalling për dy vite, nga ku do të arkëtojë 7 milionë euro.

Trajneri portugez kishte kërkuar garanci për të ardhmen dhe rinovimi i dy veteranëve është një sinjal se Roma dëshiron t’i japë atij një skuadër kompetitive për të ardhmen.

Mourinjo ka një kontratë që skadon në verën e vitit të ardhshëm, por kohët e fundit kishte patur disa lëkundje.

LEXO EDHE:

Back to top button