Vijnë provat e para të akuzës ndaj Dani Alvesit

Atletet e bardha mund të jenë dëshmi kundër Dani Alves në një rast përdhunimi. Alves pranon se ka pasur një marrëdhënie seksuale me një vajzë nga klubi, por mohon akuzat për përdhunim.

Dje dy miqtë e vajzës që akuzuan futbollistin për përdhunim konfirmuan versionin e saj të ngjarjes. Ata deklaruan se viktima ka hyrë në tualet me insistimin e lojtarit. Kristobal Martel, avokati i Alves, këmbëngul se pamjet e kamerave nga zona VIP e “Sutton Club” tregojnë se Dani hyri fillimisht në tualet, por avokati këmbëngul se Dani nuk e ka thirrur vajzën pas tij. Atletet e bardha mund të luajnë një rol të rëndësishëm në vendosjen e së vërtetës në këtë moment.

Sipas “La Vanguardia”, duke cituar burime mes akuzuesve, ka disa të dhanë që tregojnë atlete të bardha që i përkasin të akuzuarit. Avokatët e brazilianit pohojnë se atletet e bardha nuk janë të Dani Alves, por të një vizitori tjetër të klubit të natës, i cili ndodhej në tualetin e klubit “Sutton”.

LEXO EDHE:

Back to top button