Vijojnë punimet për ndërtimin e stadiumit të Tetovës

Vijojnë punimet për ndërtimin e stadiumit të Tetovës

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Punimet në stadiumin e Tetovës vazhdojnë, pavarësisht ndërprerjeve disaditore për shkak të temperaturave të ulëta. Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se nuk bëhet fjalë për asnjë pengesë.

“Në bazë të bisedimeve që patëm me realizuesin e punimeve, brenda këtyre ditëve do të dalim bashkë me investitorin që të shohim se deri ku ka mbërrij dhe të kemi një vlerësim se si ecin punimet dhe kur mund të kryhet tribuna e parë që është duke u ndërtuar dhe që të vazhdojmë me të tjera”, tha Bilall Kasami kryetar i komunës së Tetovës.

Gazetari:Ka zëra se ka pengesa realizimi i punëve.

“Jo jo aspak ne kemi komunikim dhe bashkëpunim me realizuesin e punimeve dhe e vetmja pengesë ka qenë kushtet atmosferike dhe si të përmirësohen kushtet atmosferike dinamika do përshpejtohet”, shtoi Bilall Kasami kryetar i komunës së Tetovës.

Kasami tha se sipas kontratës, Stadiumi i qytetit pritet të përfundojë brenda tre viteve.

“Unë besoj që tribuna e parë që është duke u ndërtuar kah vjeshta duhet të përfundojë dhe menjëherë do vazhdohet me tribunën tjetër. Vazhdojmë të jemi brenda marrëveshjes dhe sipas saj, nga nënshkrimi i marrëveshjes, për jo më gjatë se tre vite, duhet të përfundojë”, theksoi Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

Ndërtimi i stadiumit të qytetit filloi në fund të vitit 2023 edhe atë me para të komunës së Tetovës, në një vlerë prej rreth 10 milion eurove. Në fazën e parë u bë hartimi i projektit ideor të stadiumit duke respektuar standardet e UEFA-s për infrastrukturën e stadiumeve dhe rekomandimet për ndërtimin e objekteve të reja dhe rindërtimin e atyre ekzistuese./Alsat.mk

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button