Vijojnë sulmet izraelite në Liban, 11 të vdekur, mes tyre 3 fëmijë
Vijojnë sulmet izraelite në Liban, 11 të vdekur, mes tyre 3 fëmijë
Sulmet ajrore izrelite goditën periferitë jugore të kryeqytetit libanez, Bejrut, më 16 nëntor, pak pasi ata lëshuan një urdhër të ri për evakuim nga zona.
“Ju gjendeni pranë ndërtesave dhe interesave që u përkasin Hezbollahut, kundër të cilit ushtria izraelite do të veprojë me forcë shumë shpejt”, shkroi në X zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee arabisht, duke identifikuar ndërtesa specifike dhe duke u thënë banorëve që të largohen nga to të paktën 500 metra.
Forcat izraelite sulmuan Ain Qana, në provincën jugore të Nabatiyeh, dhe disa pjesë të provincës së Tiros, gjithashtu në jug të vendit.
Raportohet se të paktën 11 persona vdiqën. Në sulmin që goditi një shtëpi në Ain Qana, mbetën të vrarë 5 anëtarë të së njëjtës familje, nëna, babai dhe 3 fëmijët e tyre, njoftuan mediat shtetërore libaneze, të cilat nuk specifikuan moshën e viktimave.
Për më tepër, 3 bastisje të tjera izraelite në provincën e Tirit shkaktuan 6 të vdekur dhe 32 të plagosur.