Vijon evakuimi i luftëtarëve ukrainas nga Azovstali

Vijon evakuimi i luftëtarëve ukrainas nga Azovstali

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky bën me dije se vijon procesi i evakuimit të ushtarëve vendas që ndodhen brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.

Moska dje njoftoi dorëzimin e 265 luftëtarëve ukrainas, duke përfshirë 51 të plagosur rëndë.
Javën e kaluar, autoritetet ukrainase deklaruan praninë e më shumë se 1000 ushtarëve ukrainas në Azovstal, nga të cilët 600 u plagosën.

“Këta heronj ukrainas që kanë përmbushur misionin e tyre do të shkëmbehen me të burgosur rusë për t’i lejuar ata të kthehen në vend sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Ministria e Mbrojtjes e Kievit.

LEXO EDHE:

Back to top button