“Vikingu” danez fiton garën e “Tour de France”

“Tour de France”, ka një mbret të konfirmuar tashmë dhe ai është danezi Jonas Vingegaard i skuadrës Jumbo-Visma, i cili konfirmohet kampion i garës më prestigjioze të çiklizmit në planet.

26-vjeçari triumfoi të dielën nën hijen e kullës “Eiffel” duke u konfirmuar si njeriu më i suksesshëm i garës sfilitëse të Francës që u mbyll pas 21 etapave si gjithmonë në Paris. Kjo ishte një etapë 115.5 km, Saint Quentin En Yvelines-Champs Elysees dhe u fitua nga belgu Zhordi Meus i skuadrës Bora-Hangsrohe.

Në klasifikimin e përgjithshëm, distanca mes Vingegaard dhe ndjekësit Tadej Pogacar është plot 7 minuta e 29 sekonda. Në vendet 3 dhe 4 u renditën dy vëllezërit binjakë nga Britania e Madhe, Adam dhe Simon Jats.

LEXO EDHE:

Back to top button