Vila Barbie e disponueshme në Airbnb, shikoni se si duket pjesa e brendshme e saj

Vila Barbie e disponueshme në Airbnb, shikoni se si duket pjesa e brendshme e saj

Platforma e akomodimit privat me qira Airbnb njoftoi së fundmi në faqen e saj të internetit se një pjesë e vilës Barbie që ndodhet në Malibu, Kaliforni do të jetë së shpejti në dispozicion.

Domethënë, të interesuarit do të mund të rezervojnë dhe të qëndrojnë në dhomën ku qëndron Keni, si dhe do të kenë mundësi të shfrytëzojnë disa nga ambientet e tjera që gjenden në këtë vilë si pishinën, diskotekën e jashtme dhe kuzhinën verore.

Dhomat rozë ku qëndron Ken janë të zbukuruara me detaje kaubojsh si kapele dhe çizme dhe qilim nga lëkura e kafshëve, dhe hambari i kuajve mund të vizitohet.

“Mirë se erdhe në mbretërinë time Ken. Ndërsa Barbie nuk është këtu, ajo më dha çelësat e shtëpisë së saj në Malibu këtë verë dhe dhoma ime mund të jetë e jotja për natën. Shtova disa detaje për të sjellë pak “energji Ken” në këtë shtëpi ikonike të ëndrrave në Malibu. “E pozicionuar në mënyrë perfekte mbi plazhe me pamje panoramike, kjo vilë rozë me përmasa reale është një ëndërr e realizuar”, tha Airbnb në një deklaratë.

Ky akomodim me pamje nga Oqeani Paqësor mund të rezervohet nga 17 korriku dhe vila do të jetë e disponueshme për rezervim më 21 dhe 22 korrik. Mund të rezervohet vetëm për dy persona që do të kenë një krevat dopio dhe një banjë.

LEXO EDHE:

Back to top button