Vinicius: Adhuroj Nejmari, por s’jam tifoz i Barcelonës

Mediat raportuan se braziliani Vinicius Xhunior është tifoz i Barcelonës dhe që donte kalimin në “Camp Nou”, para se t’i bashkohej Real Madridit, në çastet e fundit. Por, Vinicius thotë se nuk ka qenë asnjëherë tifoz i Barcelonës, thjeshtë ka admiruar Nejmarin, njësoi siç pëlqen edhe tani dhe yllin e Man. Junajtedit, Kristiano Ronaldo.

“Asnjëherë nuk kam qenë tifoz i Barcelonës. Gjithmonë e kam admiruar Nejmarin, ku do që shkonte dhe njerëzit ndonjëherë e keqkuptojnë. Jam dhe gjithmonë kam qenë tifoz i Real Madridit. Nuk është që e mbështes PSZH ose Man. Junajtedin sepse jam tifoz i Nejmarit dhe Ronaldos. Është admirim për idhujt e mi. Dua t’i bëj tifozët e lumtur. Real Madridi më ofroi më pak para, por më besuan dhe më dhuruan projektin më të mirë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Vinicius është duke shkëlqyer nën urdhrat e Karlo Ançelottit këtë sezon te klubi madrilen.

LEXO EDHE:

Back to top button