Real Madridi dhuroi një mbrëmje spektakolare në ‘Santiago Bernabeu’ me fitoren bindëse 6–1 ndaj Monakos, por vëmendja kryesore e ndeshjes shkoi te Vinicius Junior. Ylli brazilian ishte protagonist absolut, duke realizuar një gol dhe duke dhënë dy asistime, në një paraqitje që konfirmoi edhe një herë statusin e tij si një nga lojtarët më vendimtarë të futbollit evropian.
I vërshëllyer fillimisht nga një pjesë e tifozëve, Vinicius arriti t’i kthejë fishkëllimat në duartrokitje përmes lojës së tij elektrizuese dhe ndikimit direkt në rezultat.
Përveç kontributit vendimtar në fitoren e thellë, 23-vjeçari shënoi edhe një arritje historike personale. Me dy asistimet kundër Monakos, Vinicius Junior arriti kuotën e 30 asisteve në Ligën e Kampionëve, duke u ngjitur në vendin e tetë në renditjen e asistuesve më të mirë të të gjitha kohërave në këtë kompeticion prestigjioz.
Asistuesit më të mirë në historinë e Ligës së Kampionëve:
Kristiano Ronaldo – 42 asistime
Angel Di Maria – 41 asistime
Lionel Mesi – 40 asistime
Nejmar – 33 asistime
Kevin De Brujne – 31 asistime
Rajan Gigs – 31 asistime
Çavi Hernandez – 30 asistime
Vinicius Junior – 30 asistime
Tomas Muller – 30 asistime
Karim Benzema – 29 asistime








