Vinicius Jr: Me Alonson do të punojmë shumë për të nxjerr maksimumin
Real Madridi ka nisur një cikël të ri, ku Karlo Ançeloti u largua dhe në vend të tij u emërua Çabi Alonso.
Një prej futbollistëve që kishte një sezon jo të mirë, Vinicius Jr, po kërkon të rikthehet në formë dhe të bëhet përsëri pretendenti për “Topin e Artë”. AI ka zbuluar përshtypjet e para me Çabi Alonson si trajner.
“Kam pasur mundësi të flas me të edhe më parë, jam shumë i lumtur që më në fund mund të bashkëpunoj me të. Tani duhet të punojmë shumë për të nxjerrë maksimumin nga ky bashkëpunim “, tha sulmuesi brazilian.







