Vinicius Jr rrezikon ndëshkimin maksimal, 12 ndeshje jashtë terrenit

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Zhunior rrezikon të marrë një dënim shembullor, pas gjestit anti-sportiv ndaj portierit të Valencias. Ylli brazilian u ndëshkua me karton të kuq, pasi goditi me duar në fytyrë Stole Dimitrievski, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga lojtari.

Vinicius nuk u mjaftua me kaq, teksa në momentin e ndëshkimit me karton të kuq, tentoi të kapej me gjyqtarin, duke e kundërshtuar në një mënyrë aspak të denjë. Sipas nenit 104 të Kodit Disiplinor të RFEF, veprimet e Vinicius Jr mund të rezultojnë në një pezullim të konsiderueshëm, duke filluar nga 4 deri në 12 ndeshje.

Nëse do t’i jepej dënimi maksimal, braziliani do të humbiste një pjesë të konsiderueshme të sezonit, duke u rikthyer vetëm në ndeshjet e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button