Vinicius mungon në dy ndeshje të La Ligas, i gatshëm për Superkupën e Spanjës

Vinicius mungon në dy ndeshje të La Ligas, i gatshëm për Superkupën e Spanjës

Futbollisti i Real Madridit Vinicius Xhunior është sanksionuar me dy ndeshje penalizim nga Komiteti i Garave, për shkak të përjashtimit në Mestalla, gjatë ndeshjes së La Ligës ndërmjet Valencias dhe Real Madridit. Lojtari brazilian do të vuajë sanksionin në La Ligë, ndërsa edhe pse Los Blancos do të apelojë këtë vendim, në parim ai do të mungojë në duelet kundër Las Palmas dhe Real Valladolid.

Nga ana tjetër, ylli i Karlo Ancelottit do të mund të marrë pjesë në Superkupën e Spanjës, që do të luhet këtë të mërkurë në Arabinë Saudite. Komisioni i Garave ka marrë parasysh shkrimin e procesverbalit nga Soto Grado, gjyqtari i ndeshjes në “Mestalla”, i cili ka e përjashtuar klasifikimin e veprimit të Vinicius ndaj Stole Dimitrievskit si agresion, që do të nënkuptonte dënimin me të paktën katër ndeshje.

Ky përshkrim i gjyqtarit si jo agresion, ka bërë që braziliani t’i shpëtojë dënimit me katër ndeshje, ku do ta pengonte atë të merrte pjesë në Superkupa e Spanjës , e cila fillon të enjten për Real Madridin, me ndeshjen gjysmëfinale kundër Mallorcas.

LEXO EDHE:

Back to top button