Vinsent Kompani: Derbi kundër Borusia Dortmundit, ka një magji të veçantë

Pas fitores së ngushtë ndaj PSZH-së në Ligën e Kampionëve, Vinsent Kompani dhe Bajern Munih rikthehen të përqendruar te kampionati, ku i pret një përballje e madhe kundër Borussia Dortmundit.

 

“Rezultatet e fundit kanë qenë të mira.I kemi merituar ato fitore, por tashmë janë e shkuara. Dua ta fitojmë ndeshjen e së shtunës dhe të bëjmë paraqitje të mirë. Është ‘Der Klassiker’, për mua është e rëndësishme që këto ndeshje të kenë një magji të veçantë,” tha trajneri belg në konferencën për shtyp, para ndeshjes.

 

Më pas, trajneri analizoi “verdhëzinjtë” e drejtuar nga Nuri Sahin.

 

“Kur Borusia Dortmundi është në formë, ushtron presion shumë të lartë, por është gjithashtu e rrezikshme në kundërsulm. Ka shumë cilësi në krahë. Kur është në gjendje të mirë, bëhet vërtet shumë e aftë në ndërtimin e lojës,” tha në vazhdim Kompani.

 

”Është e rëndësishme të mos i kushtojmë shumë vëmendje asaj që të tjerët thonë për lojtarët tanë. Ajo që ka rëndësi është se si i vlerësojmë ne ata. Besojmë në ta që nga dita e parë. Në këtë moment po tregojnë paraqitje të shkëlqyera. Tani bëhet fjalë për ta mbajtur këtë nivel,” tha në fund Kompani.

LEXO EDHE:

Back to top button