Virtus Bolonja, fiton Eurokupën e Evropës

Basketbollistët e Virtus Bolonja, të drejtuar nga trajneri Serxhio Skariolla, në sfidën finale, mundën Bursasporin dhe arkëtuan titullin e Eurokupës. Në sfidën e zhvilluar në Bolonjë, vendasit ishin më të mirë se skuadra turke, e cila përgatiti disa befasi deri në finale, ku u mundëm me rezultat 80-67.

Teodosiq ishte më efikas te skuadra vendase me 21 pikë, ku u dalluan edhe Zhaite dhe Vims, të cilët shtuan edhe nga 13 pikë, secili. Ndërkohë më efikas te skuadra turke e Bursasporit ishte amerikani Dejv Duzhinski me 14 pikë.

Triumfi në Eurokupë, e dërgon skuadrën e Virtusit në Euroligë në sezonin 2022/23. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë kompeticion do të mësohen pasi që të konfirmohet vendimi për largimin e skuadrave ruse si Zeniti, Uniks dhe CSKA Moskë.

LEXO EDHE:

Back to top button