Virxhill Van Dajk: Duhet të shënojmë 4 në shtëpinë e tyre

Virxhil Van Dajk tha për “TNT Sports”, pas humbjes 3-0 kundër Atalantës se ekipi i tij mund të përmbys rezultatin në “Anfilld Roud”.

“Ne jemi në gjysmë të rrugës, por në disavantazhin e 3 golave më pak. Nuk është një situatë e mirë për ne, një mbrëmje e vështirë për t’u tretur. Bëmë shumë gabime individuale për të cilat jemi dënuar. Kjo humbje na lë shije të hidhur, dhemb shumë. Kishim shumë kohë që nuk humbisnim këtu, meritat shkojnë për kundërshtarin. Ne ishim të butë sidomos në posedim, mund të kishim shënuar një ose dy gola, por nuk arritëm ta bënim këtë,” tha në fillim Van Dajk.

Herën tjetër, “ The Reds” fituan 5-0 në Bergamo.

“Nëse nuk besojmë te përmbysja, nuk ka kuptim të shkojmë në Itali. Natyrisht, e kemi ndërlikuar shumë jetën tonë, por tani le të mendojmë për Kristal Pallasin, pastaj do të përgatitemi për kthimin me italianët. Duhet ta shkundim veten dhe e vetmja rrugë është fitorja në fundjavë. Ne kemi nevojë ta ndryshojmë shpejt mentalitetin, pastaj do të fokusohemi të shënojmë të paktën 4 gola në shtëpinë e tyre,” tha në fund mbrojtësi holandez.

LEXO EDHE:

Back to top button