Visar Ademi do të jetë kandidatë i pavarur për Komunën e Gostivarit

Visar Ademi do të jetë kandidatë i pavarur për Komunën e Gostivarit

Profesori Visar Ademi ka shpallur sot zyrtarisht kandidaturën e tij si i pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit. Ademi në video mesazh përmes së cilit iu drejtohet banorëve të Gostivarit thotë se vendimin për tu kandiduar erdhi pas shumë bisedash me qytetarë, si thirrje që nuk ka mundur ta injorojë për shkak të zhgënjimeve të mbledhura prej vitesh në Gostivar dhe si reflektim i politikave dëshpëruese. Visar Ademi është ekonomist me profesion, doktor shkencë në këtë drejtim.

“Prandaj mjaft më me heshtje, mjaft më me dyfytyrësi, hipokrizi dhe premtime të rrejshme që vranë çdo mundësi, larguan shpresën dhe dita-ditës krijojnë një Gostivar të ri, por atë në imigrim dhe jo këtu. Gostivari e meriton më mirë, më shumë. Ne të gjithë meritojmë më shumë prandaj së bashku me një grup të rinjsh dhe të rejash të ndershëm e profesionistë kemi vendosur të ngrihemi dhe të luftojmë së bashku. T’i përvjelim mëngët dhe t’i kthejmë qytetit tonë nderin, dinjitetin dhe gjallërinë e munguar. Qyteti nuk është thjesht rrugë dhe ndërtesa, trotuare dhe kanalizim është zemra e shoqërisë, zemra e zhvillimit është shtëpia e jonë. Sot ajo zemër rreh plogësht, rreh dobët sepse është e lodhur nga padrejtësie, vjedhja, varfërimi dhe nga mungesa e shpresës. Unë dua të ndryshoj këtë”, deklaroi Visar Ademi, Kandidat i pavarur për kryetar të Gostivarit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button