Visar Ganiu vs Danella Arsovska, çka ndodhi mbrëmë? – Mexhiti, komentoi sot veprimet

Visar Ganiu vs Danella Arsovska, çka ndodhi mbrëmë? – Mexhiti, komentoi sot veprimet

Gazetare: Ajnur Bafqari

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu paralajmëron padi për shpifje ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska. Thotë se me të do të shihen në gjykatë. Ganiu thotë se nuk dëshiron të lëshohet në nivelin e njëjtë me Arsovskën, se ka respekt pasi është femër, por nuk do të lejojë gjuhën “ofenduese” që Arsovska po e përdor së fundmi madje edhe me deklarata të pavërteta. Ganiu i bëri thirrje asaj që në vend që të bëhet vegël e BDI-së, të menaxhojë Institucionet që janë nën kompetenca të saj dhe të mos lejojë që qytetarët e Çairit të mbyten në papastërti për lojërat politike që siç tha, po e bën Arsovska bashkë me Bujar Osmanin e Blerim Bexhetin.

“ Është provokim që e bën çdo ditë dhe nuk dua të lëshohem në atë nivel, mënyra e saj ‘hajde ku je burrë’, dil kështu çfarë je fshehur, kriminal, ta kanë ndezë veturën, është nivel i ulët….16:43 a jam burrë a jo, nuk ma lejon tradita të dal të merrem me gra në këto momente, unë e respektoj si femër…… 25:09 plus për padi të ndryshme, që akuzon direkt komunën e Çairit do të shihemi në gjyq, njëra prej tyre është paraqitja e saj ku doli te ajo ndërtesa ku tha se është ndërtesa e legalizuar, ne të gjithë arkivin e kemi kërkuar, nuk ka legalizim nuk ka asgjë, do të shihemi në gjyq,” tha Visar Ganiu, Kryetar i Komunës së Çairit.

Sa i përket veprimit ku bashkë me disa të rinj mblodhën një kamion me mbeturina nga Çairi dhe i derdhën para godinës së Qytetit të Shkupit, Ganiu tha se është i vetëdijshëm që ky veprim është kundërligjor, por Arsovska nuk i ka lënë zgjidhje tjetër me kaosin me mbeturinat dhe me këtë veprim, Ganiu ka dashur ta senzibilizojë situatën, pasi ajo dhe “Higjiena Komunale” nuk i pastrojnë kontejnerët dhe komuna është mbuluar nga pa pastërtia

Menjëherë pas kësaj, në vendngjarje, gjithashtu me një grup njerëzish, doli edhe kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, dhe si zakonisht, u lidh në rrjetin social Facebook. Ajo akuzoi Ganiun se ka ikur dhe nuk e ka pritur që të përballen.

“Zgjati saktë 3 minuta, i thash se po vij, u zhduk. Visar Ganiu, a bre Viki, ku je ti o djalë? Ku ike, përse nuk prite të vij. Unë i mbledh dokumentet për ty që t’i prezantoj për falsifikimet tua, ti ik prej këtu. Saktë 3 minuta ishte Visar Ganiu, në këmbë iku përmes parkut, kur dëgjoi se po vij,” u shpreh Danella Arsovska, Kryetare e Qytetit të Shkupit.

Përplasja mes dy kryetarëve të komunave ka filluar dy javët e fundit, prej kur Arsovska filloi të publikojë dokumente për ndërtime pa leje dhe legalizime të falsifikuara nga komuna e Çairit. Por këto akuza të Arsovskës, edhe zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, i cilëson si shpifje dhe paralajmëron padi. Mexhiti e fton Arsovskën të sheh edhe gjendjen e ndërmarrjeve publike që janë para bankrotit.

“Mirë që ka dal në Çair, mirë është ta shohim edhe Sarajin, ndërtimet e egra, ti sheh ndërmarrjet publike që janë para bankrotit, mirë është ta sheh ujësjellësin, ndërmarrjen dikur më të suksesshme në Maqedoni, ish në nivel të ministrive, tash është para bankrotit, mirë është të jep përgjigje për kontratën për djalin e Blerim Bexhetit, shefit të grupit parlamentar të BDI-së, për shërbime intelektuale, ai i ka 17 vjet, në ndërmarrjen e higjienës komunale dhe këto janë arsyet përse e kemi higjienën dhe qytetin në këtë gjendje dhe këtë fazë,” deklaroi Izet Mexhiti, Zv kryeministër i parë.

Ai përsëriti qëndrimin se Arsovska është shndërruar në vegël të BDI-së, duke theksuar se burrat e BDI-së tanimë ja kanë lënë rrugën Arsovskës dhe Levicës, që nëpërmjet kësaj strategjie për destabilizim, të shpëtojnë funksionarët e BDI-së nga përgjegjësia. / alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button