Visar Musliu: Kemi kualitet për arritur deri te pikët e dëshiruara

Përfaqësuesja e Maqedonisë vazhdon më përgatitjet para dy sfidave kruciale të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”, kundër Lihtenshtajnit në transfertë dhe Gjermanisë në Shkup. Sulmuesi i Napolit, Elif Elmas beson se ndaj Lihtenshtajnit, Maqedonia duhet të merr pikë maksimale edhe pse thekson se nuk do të jetë një detyrë e lehtë. Ndërkohë mbrojtësi Visar Musliu, kërkon koncetrim maksimal në mbrojtje që mos të pranohet gol, ndërsa detyra parësore, sipas Musliut, do të jetë shënimi i golit të shpejtë.

 

“E vërtetë është se në letër ne jemi favorit. Kjo nuk do të thot se do të jetë lehtë për ne. Mirëpo me ndeshjet e kaluara kemi treguar se kemi kualitet dhe me instrukcionet e shefit, mund të arrijmë deri te pikët e dëshiruara, tha mes tjerash Visar Musliu.

 

Maqedonia më 8 tetor do të përballet me Lihtenshtajnin, ndërsa 3 ditë më vonë, në Shkup, Maqedonia do të takohet me favoritin e parë të grupit, kombëtaren e GJermanisë.

LEXO EDHE:

Back to top button