Viti i Ri/ MPB me thirrje për qytetarët – ISHP: Shmangni konsumimin e alkoolit
Viti i Ri/ MPB me thirrje për qytetarët – ISHP: Shmangni konsumimin e alkoolit

Gazetar: Mihajllo Donev
Fishekzjarrët nuk janë lodër, përdorimi i tyre është rreptësishtë i ndaluar, kurse shkrepja e tyre mund të jetë jashtëzakonisht të rrezikshme për jetën dhe shëndetin, duke lënë pasoja jashtëzakonisht të rënda. MPB me apel për qytetarët në prag të natës së Vitit të Ri. Në periudhën e kaluar janë intensifikuar aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftën kundër përdorimit të mjeteve piroteknike.
“Aktivitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftën kundër mjeteve piroteknike janë të vazhdueshme, me dinamikë të shtuar para festave të fundvitit, duke pasur parasysh se është sezona e mjeteve piroteknike, e gjitha kjo me synim rritjen e ndërgjegjësimit tek të rinjtë, por edhe tek prindërit e tyre, duke treguar se fishekzjarrët nuk janë lodra, por mjete të rrezikshme që mund të shkaktojnë pasoja të rënda dhe të përhershme për shëndetin e të rinjve”, tha Goce Andreevski, zëdhënës i MPB-së.
Para periudhës së pushimeve, nga kjo ministri apelojnë që pjesëmarrësit e trafikut t’i respektojnë rregullat dhe të mos drejtojnë automjetet në gjendje të dehur. Përveç Ministrisë së Brendshme, me masa paraprake para festës së Vitit të Ri doli edhe Instituti i Shëndetit Publik, nga ku u bëjnë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga konsumimi i alkoolit.
“Nuk ka nivel të sigurt të konsumit të alkoolit. Konsumimi i alkoolit mund të shkaktojë pasoja të padëshiruara kurse alkooli ka shumë kalori. Për personat e moshës 15 deri në 39 vjeç, nuk ka përfitime shëndetësore pirja e alkoolit, por vetëm rreziqe shëndetësore. Bëni ujin zgjedhjen tuaj të parë. Nëse ju mungojnë pijet e gazuara, zgjidhni ujin mineral të gazuar”., u shprehën nga Instituti i Shëndetit Publik.
Krahas rekomandimeve për shmangien e alkoolit dhe ushqimin e shëndetshëm gjatë festave, Instituti kujton edhe dëmin e mjeteve piroteknike dhe rekomandon mospërdorimin e tyre. Në kryeqytet sonte do të jenë në dispozicion për shërbim shëndetësor me punë në turnin e tretë poliklinikat “Jane Sandanski”, “Çair”, “Çento”, “Shuto Orizari”, “Gjorçe Petrov”, “Draçevë” dhe “Bit Pazar”./ Alsat.mk