Viti i Ri në Paris, koncert virtual në Notre Dame

Në pritje të ndërrimit të viteve, parisienët shijuan një koncert virtual që dukej se po zhvillohej në katedralen e Notre Dame. Ky ishte spektakli i parë i këtij lloji i realizuar nga muzikanti francez, Jean-Michel Jarre, në formën e një avatari. Eventi virtual, i cili u transmetua live në të gjithë botën, zëvendësoi spektaklin tradicional të fishekzjarrëve, për t’u përshtatur me kushtet e pandemisë. Spektakli nisi rreth orës 23:25 të datës 31 dhjetor dhe zgjati për 50 minuta, duke mirëpritur vitin e ri, 2021. Një shfaqje e rrallë që, për shkak të koronavirusit, detyroi të gjithë të festonin ndryshe këtë ndërrim vitesh.
https://www.youtube.com/watch?v=VKjFjFtKBRI