Viti i Ri në Tetovë, fishekzjarre në sheshin Liria

Viti i Ri në Tetovë, fishekzjarre në sheshin Liria

Gazetar: Bashkim Sulejamni

“Me këngë, valle, duke ecur nëpër sheshin e Tetovës dhe me shumë fishekzjarre, kështu sonte u festua nata e vitit të Ri, në Sheshin Iliria në Tetovë

Banorët shpresojnë për më të mirën në këtë vit të ri që po e fillojmë.

“Ne presim që do bëhet mirë por s`më besohet. Urime vitin e ri 2024”, tha një banor.

“Mendojmë që do bëhet më mirë. inshaAllah bëhet më mirë. Urime festa gjithëve ia kalofshit mirë”, theksoi një banor tjetër.

“Urime gjithë shqiptarëve Vitin e Ri ku do që janë. Nga viti i ardhshëm nuk pres asgjë më shumë se vitin e kaluar”, shtoi një tjetër banor.

Ndërrimin e moteve tetovarët e kaluan kryesisht nëpër shtëpi, por edhe nëpër objekte hotelierike. Foshnja e parë në Tetovë është vajzë. Zoha lindi pesë minuta pas mesnate.

“Lindja e parë për vitin 2024 ka qenë vajzë dhe ka lindur në orën 00:05 minuta në gjendje shumë të mirë edhe në nëna edhe e bija. Peshon tre kilogram e gjysmë dhe ishte lindja e parë e kësaj familjeje që ishte pritur një kohë më të gjatë”, tha Merale Rexhepi, gjinekologe.

“Kjo vajzë, Zoha, sot po na jep shpresë dhe mundësi të re që Tetova dhe Tetovarët edhe me këtë investim që është bërë me drejtorin e ri të kemi një mundësi një shans në gjitha sferat si Tetovë dhe si Tetovarë. Viti 2024 do jetë një vit i zhvillimit i prosperitetit dhe realizimit të gjitha planeve si në aspektin individual edhe atë shoqëror”, u shpreh Bilall Kasami, Kryetar i Tetovës.

Nata e mbrëmshme, jo për çdo kënd kaloi në atmosferë të bukur dhe festive. Katër adoleshentë pësuan lëndime nga fishekzjarrët, ndërsa te persona të tjerë u helmuan nga alkooli.

“Nata e vitit të ri kaloi kryesisht mirë, me tre intoksikime nga alkooli dhe katër lëndime nga mjetet piroteknike një nga të cilat ishte më specifike sepse fishekzjarri i kishte plasur në gojë. Kryesisht fëmijë kanë qenë të katër të lënduarit”, deklaroi Boban Vuçevski, kryeshef i urgjencës.

Që nga periudha e pandemisë, nata e mbrëmshme ishte me numrin më të madh të tetovarëve të cilët, ndërrimin e moteve dolën ta presin në sheshin Iliria./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button