“Viti i Ri”, pritje e zbehët e ndërrimit të motmoteve

Më në fund e përcollëm vitin 2020. Pas pritjes së vitit 2021, mbetet shpresa, se nuk do të ketë të infektuar nga pritja në grupe e Vitit të Ri.
“Pas mesnatës dhe pritjes së Vitit të Ri
2021, sheshi u kthye në një fushë tymi, dhe megjithëse nuk ishin organizuar nga Qyteti i Shkupit, fishekzjarrë dhe muzikë, qytetarët hodhën fishekzjarrë dhe mjete eksplozive të ndryshme në shesh. Menjëherë pas kësaj, ura e gurit u mbush me njerëz”.
Nuk duhej të kishte grupime në shesh.
Askush nuk e priste një skenar të tillë për Vitin e Ri. Sheshi është i mbushur me njerëz, ka grupime dhe maskat pothuajse nuk mbahen.
Dëshira e qytetarëve edhe këtë vit është e njëjtë, të mos ketë virus korona. Ata shpresojnë për një vit më të mirë.
“Le të gjejmë pak kujtime nga vitet e kaluara kur kemi kaluar një kohë të mirë. Vitin e kaluar, për shembull, kur këtu ishte Dino Merlin, edhe ne ishim këtu. Na mungon ajo kohë”.
“Shpresoj se do të kemi më shumë shëndet dhe gjëra të mira, pa virusin korona”.
Pamja e objekteve gastronomike ishte e trishtueshme.
“Disa metra larg sheshit, në shëtitore, nuk kishte pothuajse asnjë lëvizje. Kjo është për shkak se restorantet janë të mbyllura dhe nuk kishte asnjë festë këtë vit”.
Derisa disa po festonin, të tjerët punonin. Në Ministrinë e Brendshme vlonin telefonat për raportime, nga qytetarët se ku organizoheshin festime. Nata e Vitit të Ri është pritur në hotele, dhe madje edhe në floktari. Policia gjithashtu mori raportimi të rreme.
„Rreth 100 qytetarë me muzikë të zhurmshme, festë! Alo, Gostivari!? Për Galiçnik! A është kjo nën juve? Pra, të bëhet një kontroll, ka prani të njerëzve!”.
„Si jeni Ohri!? ka aheng në një floktari. Kontrolloni dhe më tregoni përsëri. Aheng në floktari, kolege”.
Igor Stefanovski