Vitor Roke largohet nga Spanja, firmos me klubin brazilian!

Futbollisti brazilian, Vitor Roke do të largohet nga Barcelona përfundimisht pasi ka gjetur klubin e ri. Në fakt, Roke për momentin është pjesë e Real Betisit, në formë huazimi nga klubi katalunas.

Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Roke tashmë ka arritur marrëveshje me klubin e Palmeiras. Thuhet se Barcelona do të përfitoj rreth 25 milionë euro me shitjen e “tigrit”.

19-vjeçari në La Liga gjatë këtij sezoni zhvilloi 22 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri dy asiste./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button