VIVA krah për krah me brendet botërore në panairin “Gulfood 2024”
VIVA krah për krah me brendet botërore në panairin “Gulfood 2024”

Në panairin global të ushqimit dhe pijeve Gulfood 2024, i cili mbahet në Dubai nga 19 deri më 23 shkurt, prodhuesi më i madh i lëngjeve natyrale të frutave, nektarëve, pijeve, smoothies dhe përpunuesve të frutave – VIVA, konfirmon historinë e tij të suksesit botëror prej tre dekadash në këtë industry. Si kompania e vetme maqedonase pjesëmarrëse në Gulfood të sivjetmë, VIVA paraqet një kombinim të cilësisë dhe inovacionit në industrinë ushqimore dhe përpunuese, krah për krah me brendet botërore në këtë sferë biznesi. “Marka VIVA njihet tashmë për prezantimin e saj të suksesshëm në panaire të këtij kalibri, përfshirë edhe panairin Anuga në Këln të Gjermanisë dhe është sinonim i cilësisë së lartë, besimit dhe traditës”, thonë nga menaxhmenti i VIVA-s. Gulfood sivjet mbahet nën moton “Ushqim i vërtetë, biznes i vërtetë” dhe tërheq vëmendjen e kompanive dhe profesionistëve më të mirë nga e gjithë bota, me pjesëmarrjen e më shumë se 5500 ekspozuesve nga mbi 120 vende. /Alsat.mk