Vizita e Pelosit, Kina nis stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit

Vizita e Pelosit, Kina nis stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit

Ushtria e Kinës ka nisur operacionet ushtarake në brigjet e Tajvanit, njoftoi Televizioni Qendror i Kinës, duke cituar përfaqësuesin zyrtar të Komandës Luftarake të Zonës Lindore, Shi Jia.

“Sonte, Komanda Luftarake Lindore e Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze filloi një seri operacionesh të përbashkëta ushtarake rreth ishullit të Tajvanit, si dhe stërvitje të përbashkëta ajrore dhe detare në det dhe hapësirën ajrore në veri, jugperëndim dhe juglindje të Tajvan”, raportoi televizioni kinez të martën mbrëma.

Stërvitja ushtarake shihet si një reagim në përgjigje të vizitës në Tajvan së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, tha mbrëmjen e 2 gushtit Ministria kineze e Mbrojtjes.

Me të mbërritur në Tajvan, Pelosi tha se solidariteti i SHBA-së me popullin tajvanez është më i rëndësishëm se kurrë më parë.

Vizita e saj ka rritur tensionet midis Pekinit dhe Uashingtonit, teksa Kina ka thënë se vizita e Pelosit “cenon seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës”.

Po ashtu, më 2 gusht, autoritetet e mbrojtjes në Tajvan, njoftuan se 21 avionë luftarakë kinezë kanë fluturuar mbi Tajvan./Euronews/

LEXO EDHE:

Back to top button