Vizita në Uashington e liderëve/ Trump kritikon Macron e Starmer: Nuk bënë asgjë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Vizita në Uashington e liderëve/ Trump kritikon Macron e Starmer: Nuk bënë asgjë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Teksa presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik, Keir Starmer pritet të takohen të hënën me presidentin amerikan, Donald Trump në Uashington, ky i fundit është shprehur se dy lidëret nuk bënë asgjë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Udhëheqësit evropianë e përjashtuan mundësinë e negociatave me Rusinë shumë kohë më parë, por çfarë kanë bërë ata muajt e fundit?
Takimi urgjent në Paris
Udhëheqësit evropianë janë takuar rregullisht për të diskutuar luftën. Në fillim të kësaj jave, presidenti francez Emmanuel Macron i thirri udhëheqësit në një samit urgjent.
Pas takimit, kancelari gjerman Olaf Schloz tha se Evropa dhe SHBA duhet të punojnë së bashku për sigurinë, dhe kryeministri polak Donald Tusk tha se nuk duhet të ketë vendime për Ukrainën pa përfshirjen e saj.
Marrëveshje dhe ndihmë për Ukrainën
Shumë vende evropiane kanë nënshkruar marrëveshje, për të mbështetur dhe ofruar ndihmë për Ukrainën.
Në janar, Keir Starmer nënshkroi një pakt ‘pikturë’ 100-vjeçare, duke i thënë Zelenskyt: “Ne jemi me ju jo vetëm sot, për këtë vit apo vitin e ardhshëm – por për 100 vjet – shumë kohë pasi të ketë mbaruar kjo luftë e tmerrshme dhe Ukraina të jetë e lirë dhe të lulëzojë përsëri”.
Sanksionet ndaj Rusisë
Që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022, SHBA, Britania e Madhe dhe BE, së bashku me vendet përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Japoninë, kanë vendosur sanksione më shumë se 20 mijë ndaj Rusisë.
Të mërkurën, Bashkimi Evropian njoftoi planet për raundin e tij të gjashtëmbëdhjetë, të dizajnuara për të rritur presionin mbi ekonominë ruse./ BBC.