Studiuesit në Finlandë zbuluan se vizita në zona të tilla për tre deri në katër herë në javë ul shanset për të përdorur medikamente për problemet e shëndetit mendor ose presionin e lartë të gjakut me një të tretën dhe për astmën me rreth një të katërtën.
Zonat e gjelbra përfshinin pyjet, kopshtet, parqet, kopshtet zoologjike, kullotat natyrore, malet; dhe zonat blu përfshinin detin, liqenet dhe lumenjtë.
“Rritja e provave shkencore që mbështesin përfitimet shëndetësore të ekspozimit ndaj natyrës ka të ngjarë të rrisë hapësirat e gjelbra në mjediset urbane dhe të promovojë përdorimin e tyre aktiv,” shkruajnë studiuesit.
“Kjo mund të jetë një mënyrë për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien në qytete.”
Hulumtimi i tyre u publikua në revistën Occupational & Environmental Medicine.









