Vjedhje në Manastir, arrestohen tre persona

Vjedhje në Manastir, arrestohen tre persona

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Manastir ka arrestuar tre persona, F.S.(40), A.B.(34) dhe A.R.(37), të gjithë nga Manastiri, pasi dyshohen se kanë kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi në Manastir.

“Ata dyshohen se ka kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi në rrugën “Strasho Pinxhur” në Manastir, ku kanë marrë më shumë mjete. Mjetet e marra janë gjetur dhe kthyer tek pronarët, kurse personat janë ndaluar në stacion policor. Pas zbardhjes së plotë të rastit ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button