Vjen dhurata surprizë për Pioli-n nga Barcelona?!

Stefano Pioli, trajner i Milanit, pret përforcime të denja për Ligën e Kampionëve, për të mbrojtur titullin nga sulmet e Inter-it dhe Juventus-it, dhe për të bërë një rrugëtim më të rëndësishëm europian në krahasim me sezonin e kaluar.

Duhen përforcime shumë cilësore, por edhe me eksperiencë, dhe nga ky këndvështrim ka filluar të qarkullojë një emër që do të ishte ideal për “kuqezinjtë”.

Bëhet fjalë për Miralem Pjanic, i cili do të kthehet te Barcelona pas huazimit te Beshiktash-i, por boshnjaku nuk ka besimin e trajnerit Çavi. Drejtuesit katalanas duan ta shesin dhe portali spanjoll fichajes.net ka shkruar për mundësinë e një huazimi me të drejtën e blerjes nga ana e Milan-it.

Barça duket se është e hapur për këtë mundësi, por nyja kryesore mbetet ajo e rrogës së boshnjakut, që do të duhej të paguhej pjesërisht nga spanjollët. Ky është çelësi për realizimin e operacionit.

LEXO EDHE:

Back to top button