Vjen një lajm i mirë për Milanin, para derbit “della Madonina”
Sipas mediave italiane, kontrollet fizike dhe testet që ka kryer portieri Majk Menja nuk kanë treguar një dëmtim të rëndë për gardianin francez të kuqezinjve, i cili doli nga fusha e lojës gjatë ndeshjes kundër Liverpulit.
Ai është kthyer në stërvitje me skuadrën dhe ka kryer përgatitjet me grupin rregullisht, duke qenë kësisoj i gatshëm për trajnerin për sfidën e të dielës ndaj Interit. Dëmtimi i pësuar gjatë ndeshjes ishte vetëm një traumë e fortë pas përplasjes me Zhota e Taremin.
Kësisoj, ajo është e rikuperueshme plotësisht dhe portieri pritet të jetë një nga emrat në fushën e lojës në duelin që do të ndezë këtë javë në Serinë A.