Vjosa Osmani vendos flamurin dardan në presidencë

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar pamje ndërsa flamuri dardan shihet që valëvitet bashkë me flamurin e Kosovës dhe atë të BE-së.
Flamuri dardan ishte simbol i ish-presidentit Rugova.
Më vonë ky flamur u bë simbol edhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe u përdor me të madhe në fushata.
”Mirëmengjesi”, shkruan Osmani në mesazhin e saj në facebook.