Vlahoviç larg Juves, gjigantët spanjollë ofrojnë 80 mln euro

Vlahovic gjithnjë e më larg Juves. Dënimi me heqjen e 15 pikëve në sezonin aktual, që mund të pasohet nga një tjetër edhe më i rëndë, ka komplikuar jo pak planet e Juventusit, që rrezikon të përballet me një “eksod” yjesh të ekipit nëse nuk siguron një vend në zonën e Ligës së Kampionëve.

Dushan Vlahoviç është ai që mund të lërë “bardhezinjtë” në verë, jo vetëm për shkak të situatës në klub. Sulmuesi serb nuk ka arritur të përshtatet dot me skemat e Allegrit. Ndonëse iu bashkua Juves me bujë një vit më parë, por deri tani ka rezultuar një dështim dhe ka përfunduar në stol.

Allegri preferon më shumë polakun Milik, ndaj Vlahoviç ka nisur të mendojë të ardhmen larg Juves dhe mbi të gjitha larg Italisë, pasi interesi për të nuk ka munguar.

Klubet angleze si Man. Junajted e Totenham po monitorojnë me kujdes situatën e serbit. Megjithatë së fundi mediat spanjolle raportojnë se së fundi në garë është futur edhe Barcelona. Katalanët kanë nisur të mendojnë që tani për pasuesin e Levandowskit dhe shohin Vlahoviç si të duhurin. Pikërisht për këtë arsye pritet që të trokasin në dyert e Juves me një ofertë prej 80 milionë eurosh.

LEXO EDHE:

Back to top button