Vlahoviç ndez përballjen në mes Fiorentinës dhe Juventusit

Pas rezultatit 0-0 në derbin mes Milanit dhe Interit, Fiorentina dhe Juventusi do të përballen sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Është i njohur ndërkaq rivaliteti mes Fiorentinës dhe Juventusit. Dhe është një ndjenjë e ndezur nga “benzina” e transferimit të fundit dhe të bujshëm nga Firence në Torino të Dushan Vlahoviçit, golashënuesi i ri i Serie A, i cili u bë menjëherë pikë referimi sulmuese për skuadrën e Masimiliano Alegrit.
Ai do të jetë në sulmin e “Zonjës së Vjetër” bashkë me të Moratan, por me Kinin në pankinë. Shumë prej tyre, nga Kiellini te Kiesa, janë të padisponueshëm te Juventusi, ndërsa Bonuçi është thirrur. Pra, me të gjitha gjasat do të ketë vend për të riun Ake, i vendosur në të djathtë të 3-5-2 të Allegrit, me Pellegrinin në anën e kundërt dhe De Shiljon në mesin e treshes mbrojtëse.
Nga ana tjetër 4-3-3 i zakonshëm për Fiorentinën, e cila nuk mund të mbështetet vetëm te Nastashiçin, i ndalur nga probleme të reja fizike, dhe te Martinez Kjuarta, i pezulluar. Në mesin e fushës, Kastrovilli duhet të fitojë balotazhin e zakonshëm me Dankan dhe Maleh. Në ofensivë pritet të jenë Niko Gonzalez dhe Sotil, për të mbështetur polakun Piatek. Kësisoji, Artur Kabral është i destinuar ta fillojë nga pankina.