Vlahoviçi gati t’i thot lamtumirë Juventusit, vjen oferta e parë konkrete

Sesioni i ardhshëm i merkatos mund të jetë i zjarrtë për sulmuesin e ri serb Dushan Vlahoviç. Në fakt, lojtari i datëlindjes 2000 është në vështirësi dhe jo pak këtë sezon, me njëmbëdhjetë gola dhe katër asiste në 34 ndeshje të luajtura mes kampionatit dhe kupave. Përveç kësaj, klubi i Juventusit po përballet me ngjarje shumë të rëndësishme jashtë fushës dhe këto mund ta bëjnë serbin të kërkojë transferimin.
Nisur nga situata e krijuar, disa klube të mëdha po monitorojnë vazhdimisht situatën, gati për t’i paraqitur ofertat e para zyrtare “Zonjës së Vjetër”. Ndër klubet më të interesuar për të blerë ish-sulmuesin e Fiorentinës është Bajern Munihu, i cili pas lamtumirës së Levandovskit verën e kaluar, është në kërkim të një sulmuesi që t’i besojë çelësat e sulmit.
Oferta që drejtuesit bavarez duket të gatshëm ta vënë në pjatë është rreth 40 milionë euro plus njëzet bonus. Nisur nga investimi i madh i bërë në dimrin e vitit 2022 për ta marrë atë nga Fiorentina, duket e vështirë të imagjinohet që Juventusi të privojë veten nga sulmuesi me këto shifra.
Përveç Bajern Munihut, rrethi i Vlahoviçit interesohen edhe skuadra të Premier Ligës, pasi shumë klube janë në kërkim të një numri të ri nëntë. Edhe sulmuesit do ta pranonte me kënaqësi transferimin në Angli. Do të ishte një humbje e madhe për Juventusin, i detyruar të revolucionarizojë sulmin e tyre pas kësaj humbje të mundshme. Merkato e verës tashmë është gati të fillojë, me Bajern Munihun gati të bëhet serioz. Vlahovic është gati të thotë lamtumirë vetëm një vit e gjysmë pas mbërritjes së tij.