Vlashent Sata tregoi planet e të ardhmes me Dojnën

Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata janë padyshim një ndër çiftet më të përfolur në mediat rozë.

Dyshja pranuan publikisht lidhjen e tyre në fund të vitit të shkuar, për ta nisur 2021 zyrtarisht si çift. Ata kanë 3 vite bashkë dhe për herë të parë janë njohur me njëri-tjetrin në një intervistë që Dojna i ka bërë Vlashentit, teksa ishte prezantuese në “Pop Culture”. Që nga momenti që e kanë bërë lidhjen publike ata të dy nuk kanë nguruar që të ndajnë me ndjekësit disa nga çastet më të bukura që kalojnë më njëri-tjetrin.

Së fundmi, Vlashenti ishte i ftuar në një emision, ku tregoi më tepër detaje përsa i përket lidhjes së dashurisë me Dojna Memën. Ai tregoi dhe planet që kanë për të ardhmen, ‘bebin’ që po planifikojnë, por që nuk është një bebe prej vërteti, por një biznes që ata po mendojnë ta hapin së shpejti.

“Po jetojmë bashkë. Bashkëjetesa është një eksperiencë shumë e lezetshme. Ka momente të tmerrshme, ka dhe shumë momente fantastike. Është bukur të jesh me një njeri kaq të bukur si Dojna, jo vetëm fizikisht. Unë jam me fat. Po mendojmë të bëjmë një ‘beb’ tonin, por nuk është ai bebi që mendoni ju. Po mendojmë të bëjmë një ‘beb’ që është më tepër në jetën e biznesit”, tregoi  Vlashenti.

LEXO EDHE:

Back to top button