VLEN: Apasievi në shërbim të Danellës dhe BDI-së, koalicioni i turpit zyrtarizohet

VLEN: Apasievi në shërbim të Danellës dhe BDI-së, koalicioni i turpit zyrtarizohet

Koalicioni opozitar VLEN ka reaguar ashpër ndaj aleancës së fundit mes BDI-së, kryetares së Shkupit Danella Arsovska dhe liderit të Levicës, Dimitar Apasiev. Sipas VLEN, kjo treshe e përbërë nga “hipokrizia dhe interesat e ulëta” është një përpjekje e fundit për të shpëtuar Blerim Bexhetin dhe për të mbajtur gjallë regjimin e vjetër në Komunën e Çairit.

Në deklaratën e VLEN-it, Apasiev cilësohet si “antishqiptari më i madh” në vend dhe akuzohet se po përdoret nga BDI për të bllokuar ndryshimin që po sjell VLEN. Sipas VLEN-it, ky është një sulm i drejtpërdrejtë jo vetëm politik, por edhe ideologjik ndaj vullnetit të shqiptarëve të Çairit.

Megjithatë, VLEN shprehet i vendosur: “As Apasievi, as Danella, as BDI nuk mund ta ndalin hovin e VLEN-it. Ne jemi zëri i popullit dhe e ardhmja që po vjen me hapa të sigurt!”

LEXO EDHE:

Back to top button