VLEN hapi shtabin qendror në përgatitje për zgjedhjet lokale të tetorit
VLEN hapi shtabin qendror në përgatitje për zgjedhjet lokale të tetorit

Gazetar: Suad Bajrami
Koalicioni VLEN mbrëmë në Shkup hapi Shtabin Qendror për zgjedhjet lokale të tetorit, me të cilin do të udhëheqë Adnan Azizi. Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, deklaroi se janë të kënaqur që skena politike shqiptare po ndahet në dy blloqe dhe me këtë nuk do të përçahet vota shqiptare.
“E përkrahin që në skenën politike shqiptare i kemi detyruar edhe të tjerët që të shndërrohen në dy taborë që të mos digjet vota shqiptare, por të ketë një konkurrencë në platformë, në program, në ide dhe nga atmosfera që shihet këtu me zgjedhjen e Shtabit në krye me Adnan Azizin dhe anëtarët e Kryesisë së Shtabit”, tha Izet Mexhiti, VLEN.
Nga VLEN thonë se në zgjedhjet lokale do të garojnë me kandidatët më të mirë. Për emrat konkret nuk do të shpejtohen.
“Ne duam që me këtë garë për zgjedhjet lokale të tregojmë një model të qeverisjes e cila nuk është model i kryetarëve të komunave të listave të zeza, por është model i kryetarëve të cilët ju shërbejnë qytetarëve të tyre.”
Zgjedhjet lokale pritet që të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit, ndërsa në të VLEN do të garojë si koalicion i cili përbëhet nga Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa, Alternativa, por edhe Aleanca për Shqiptarët, respektivisht grupi që nuk doli bashkë me Taravarin nga Qeveria”, tha Bilall Kasami, VLEN./Alsat.mk