“VLEN” ironizon me dështimin e kompanisë “E-GO”

“VLEN” ironizon me dështimin e kompanisë “E-GO”

VLEN ka ironizuar sot me investimin të cilin BDI-ja e kishte vlerësuar si investim i gjeneratave të ardhshme, fabrikën për veturat elektrike E-GO në Zonën Industriale të Tetovës. Sipas opozitës shqiptare ky ishte një mashtrim i radhës për të cilin BDI-ja duhet të jap llogari se ku përfundoi investimi 130 milion euro dhe a i ka dhënë Qeveria 45 milion eurot e parapara për këtë investim. Opozita vlerëson se BDI-së nuk i ka dështuar asnjë investim rus dhe serb në vend, ndërsa investimet tjera as që janë nisur ndonjëherë.

“BDI realizoi edhe një mashtrim që i shtohet listës së mashtrimeve dy dekadëshe. Nga fabrika e premtuar mbetën vetëm fjalimet dhe fotografitë e Ali Ahmetit, Artan Grubit, Dimitar Kovaçevskit, Kreshnik Bekteshit dhe të gjithë funksionarëve të BDI-së të cilët mashtruan, por fytyra nuk u skuqet aspak. Sado që mundohen të heshtin këtë dështime mashtrim, BDI duhet të japë llogari. Ajo duhet tu përgjigjet qytetarëve për dy çështje: Pse u dështoi ndërtimi i fabrikës dhe investimi prej 130 milion eurove?”, deklaroi Mixhait Jashari, VLEN. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button