VLEN: Islam Abazi nënë për Ahmetin dhe Jahoskin – njerkë për Bekteshin!
VLEN: Islam Abazi nënë për Ahmetin dhe Jahoskin – njerkë për Bekteshin!
VLEN akuzon BDI-në se bën gjithçka për të shpëtuar Asmir Jahoskin nga paraburgimi, pas dyshimeve për blerjen e mazutit toksik. “Përmes të dëgjueshmit të klanit të Kërçovës, Islam Abazi, po bën gjithçka për ta shpëtuar nga paraburgimi personin A.J., duke ofruar dorëzani prej 2 milionë eurosh! Pyetja thelbësore është kjo: pse, për shembull, Drin Ahmeti nuk dorëzon dorëzani për ish-ministrat e dajës së tij? Apo vuajtjet e tyre dhe të familjeve të tyre nuk kanë rëndësi për të?” thuhet në komunikatën e VLEN duke shtuar në vend që Ali Ahmeti të kujdeset për ish-ministrat e tij të Ekonomisë – Bekteshi, Neziri, Saraçini, Kuçi – gjithë vëmendjen e tij e ka përqendruar te Pucko dhe familja e tij. Jahoski është njëri nga 13 të dyshuarit në hetimin për blerjen e mazutit toksik për TEC Negotinë, me ç’rast është shkaktuar dëm në vlerë prej rreth 167 milionë eurosh. Ai ka ofruar që të dalë nga paraburgimi në këmbim të parave, kërkesë të cilën prokuroria është duke e shqyrtuar. /Alsat.mk








