VLEN kujdeset për qytetarët: BDI-ja fajtore për eksodin e të rinjve shqiptar

VLEN kujdeset për qytetarët: BDI-ja fajtore për eksodin e të rinjve shqiptar

Në seancën e djeshme qeveritare në të cilën në rend dite ishte rishikimi i buxhetit, ku mes tjerash u siguruan 100 milionë euro për komunat dhe rritja e pensioneve për 2.500 denarë menjëherë dhe 2.500 tjera vitin e ardhshëm, koalicioni VLEN dëshmon përkushtimin për qytetarët.

“Për hir të transparencës të cilin e kemi premtuar koalicioni VLEN ka konstatuar se qeverisja e kaluar në krye me ministrin e Financave, Fatmir Besimi, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) e ka lënë buxhetin në gjendje katastrofale. BDI e ka vjedhur buxhetin e shtetit pamëshirshëm. Qeverisja e tyre mbi 20 vjeçare i ka lënë qytetarët, veçanërisht vendbanimet shqiptare pa një kokërr shprese, ku kemi eksod të të rinjve shqiptarë. Kjo parti, përveç se ka qenë e njohur për hajdutëri, ka dëshmuar mungesë të plotë transparence dhe përgjegjësie, duke shkatërruar besimin e qytetarëve në institucionet publike”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga VLEN.

Sipas VLEN-it buxheti i shtetit është në gjendje alarmante dhe se gjatë kohës që BDI ka qenë në qeveri, buxheti është menaxhuar në mënyrë katastrofike, duke lënë vendin në një situatë financiare shumë të vështirë.

– Nepotizëm i hapur: Emërimet të cilat ajo i ka bërë gjatë qeverisjes së tyre kanë qenë maja e ajsbergut të një kulture të nepotizmit, ku pozitat kyçe kanë qenë të mbushura me individë që punën e parë e kanë pasur drejtor, ndërsa si parim e kanë pasur shqiptarë i mirë është vetëm shqiptari i afërt dhe besnikë i partisë.
– Korrupsion dhe abuzim me pushtetin: BDI ka shfrytëzuar çdo mundësi për të përfituar në mënyrë të pandershme, duke neglizhuar interesat e qytetarëve dhe duke shkatërruar besimin në institucionet publike”, nënvizojnë nga VLEN.

LEXO EDHE:

Back to top button