Vlerat e nevojshme ushqyese për shëndet më të mirë të eshtrave
Vlerat e nevojshme ushqyese për shëndet më të mirë të eshtrave
Ndërkohë që shëndeti i eshtrave luan rol të rëndësishëm në organizmin e njeriut, ka njerëz që kanë probleme të ndryshme më sëmundjet e eshtrave.
India.com ka shkruar se cilat janë vlerat ushqyese të nevojshme për shëndet më të mirë të eshtrave.
Fosfori është mineral që kur kombinohet me kalciumin formojnë strukturën minerale të eshtrave. Ky mineral gjendet në ushqime si peshku, bulmeti e mishi.
Vitamina C është e nevojshme për prodhimin e kolagjenit ne trup, gjë që siguron eshtra më të shëndetshme. Kjo vitaminë gjendet në fruta e perime, veçanërisht në fruta të familjes së citroneve.
Proteina është një tjetër vlerë ushqyese, e cila është e nevojshme për riparimin dhe mirëmbajtjen e eshtrave.
Proteina gjithashtu kontribuon në fortësinë e muskujve, gjë që mbështet shëndetin e eshtrave. Burime të mira të proteinave janë ushqimet si mishi, fasulet dhe bulmeti.
Vitamina D është vlerë ushqyese shumë e rëndësishme për shëndetin e eshtrave pasi ndihmon organizmin që të përthith më mirë kalciumin. Burime të mira të kësaj vitaminë janë peshqit, kërpudhat si dhe ekspozimi në dritë të diellit.
Vitamina K, e cila gjendet tek perimet me gjethe të gjelbra, si brokoli e spinaqi, gjendet edhe karota e kivi dhe ndikon shumë mirë në mineralizimin e eshtrave.
Magnezi është element që vepron përkrah kalciumit për të përmirësuar strukturën e eshtrave dhe densitetin e tyre dhe mund të gjendet në ushqime si arroret, farat, drithërat e plota dhe perimet me gjethe të gjelbra.
Kalciumi është minerali më i rëndësishëm për fortësinë dhe strukturën e eshtrave. Ajo gjendet në produkte të bulmetit, perime me gjethe të gjelbra si dhe ushqime të fortifikuara.