Skuadra e Vllaznisë ka bërë përmbysjen e madhe ndaj skuadrës boshnjake të Shiroki Brijeg, duke triumfuar me rezultatin 3-0 në “Loro Boriçi”! Një fitore e merituar e “kuqebluve”, që i dërgon në turin e dytë të Ligës së Konferencës, pasi që u mundën në ndeshjen e parë me 1-3, ndërsa në turin e dytë do të përballen me qipriotët e AEL Limasolit.
Mevlan Adili tha që mrekullia është mes nesh dhe do t’i kalojmë boshnjakët edhe nëse marrin sërish arbitrin rus që na dëmtoi në ndeshjen e parë…
Dhe shkodranët e mbajtën fjalën. Fituan 3-0 kundër Shiroki Brijeg dhe kalojnë të turin e dytë të Ligës së Konferencës. Magji të tilla i dhuron vetëm Vllaznia, sepse për hir të së vërtetës, humbja 3-1 linte pak shpresa, aq më tepër që edhe trajnerin e tyre, gjeneralin e kësaj skuadre, Tomas Brdariç nuk e kishin në stol, pasi ishte i dënuar nga ndeshja e parë. Mirëpo në fund mjaftuan dy gola nga Gjurgjeviç dhe Imami, për të mundur boshnajkët.








