Vllaznia merr Kupën, festojnë Adili dhe Imeri

Vllaznia është fituesja e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2020-2021. Skuadra shkodrane ka kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm me këtë trofe, duke mundur në finale me shifrat 1-0 Skënderbeun. Në një ndeshje të luftuar, por pa shumë raste për t‘u shënuar, diferencën e ka bërë gjuajtja e devijuar e Da Silva, i cili i dha shkodranëve avantazhin që ata e mbrojtën me shumë kujdes deri në fund, duke u kthyer pas 13 vitesh përsëri te një trofe kombëtar.

Sapo ka përfunduar ndeshja në “Air Albania”, në Shkodër ka shpërthyer festa….Fitorja e Vllaznisë dhe rikthimi i trofeut në Shkodër pas 13 vitesh ka sjellë ftesë më rrugën e  kryeqendrës së veriut. Shkodranët kanë dalë në rrugë më makina duke festuar marrjen e Kupës së Shqipërisë, një atmosferë që na kishte munguar në vitet e fundit, por që në Shkodër futbolli jo më kot është fe dhe kjo ditë ka vite që pritej.

Të rënat e borive të makinave, brohoritje dhe flamuj nëpër duart, janë pamjet që kanë mbushur të gjitha rrugët e Shkodrës menjëherë pas fitores së Vllaznisë  1-0 ndaj Skënderbeut në ndeshjen e luajtur në  “Air Albania”.

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, e ka cilësuar ditën e sotme si më të rëndësishmen në karrierën e tij si trajner. Gjermani, duke komentuar për “SuperSport”, theksoi se ishte një sukses i rëndësishëm për shumë arsye, ndërsa la gjëra të hapura për të ardhmen.

“Nuk ka rëndësi cilin turne, por tani kemi fituar Kupën. Sot ishte speciale, ishte jashtë të zakonshmes, jam krenar për të gjithë tifozët e Vllaznisë përreth meje. Si trajner është momenti më i rëndësishëm i karrierës. Nuk dua të ndalemi këtu e të vazhdojmë, por mbi të gjitha jam aq i lumtur për këtë klub, për këtë klub tradicional që i kthyem Kupën. A do të qëndroj? Do të flasim, sigurisht, se e nisëm një projekt të madh dhe duam ta vazhdojmë bashkë. Por tani ta shohim. Vllaznia është një aventurë se duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe mendoj se gjithçka është në rregull. Por duhet të jemi të kujdesshëm për pritshmërinë që vendosim, çfarë mund të arrish më shumë? Duhet të jemi të duruar dhe çdo gjë do të jetë në rregull,” tha mes tjerash Brdariç.

LEXO EDHE:

Back to top button