VMRO akuzon BDI-në dhe LSDM-në se arkën shtetërore e kanë trajtuar si bunar pa fund

VMRO akuzon BDI-në dhe LSDM-në se arkën shtetërore e kanë trajtuar si bunar pa fund

VMRO-DPMNE-ja akuzon pushtetin e kaluar LSDM-BDI se arkën shtetërore e kanë trajtuar si bunar pa fund, shkruan Alsat.

Sipas kësaj partie jo vetëm që e kanë vjedhur shtetin përmes tenderëve, në mënyrë të pamëshirshme është shpenzuar edhe për kafene, për ushqim dhe pije.

Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE-ja tha se ish ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Naim Bajrami për 4 muaj në kafene ka shpenzuar 231 mijë denarë.

“Shembull për shpenzim pa karar është ministri Naim Bajrami, i cili ishte ministër i nga 01.02.2024 deri në 01.06.2024. Për muaj, aq sa Naim Bajrami ishte ministër në kartën zyrtare ka arritur të krijojë borxh prej gjithsej 231, 729 denarë. Bajrmi ka shpenzuar 4 muaj në kafene, ushqime dhe pije përmes kartës zyrtare, aq sa një qytetar me pagë minimale fiton për tërë vitin. Si LSDM dhe BDI e arsyetojnë faktin që zyrtari i tyre për vetëm 4 muaj në kafene ka shpenzuar sa një qytetar që shpenzon për një vit për mbijetesë”, tha Petrushevski./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button