“VMRO dhe LSDM më parë do bënin koalicion bashkë, se sa të lejonin një Kryeministër Shqiptar politik”

“VMRO dhe LSDM më parë do bënin koalicion bashkë, se sa të lejonin një Kryeministër Shqiptar politik”

Kryeministri Shqiptar ka krijuar frikë të tillë tek maqedonasit sa VMRO dhe LSDM më parë do bënin koalicion bashkë, se sa të lejonin një Kryeministër Shqiptar politik me mandat katërvjeçar. Kështu deklaron Petar Arsovski, opinionist. Ai gjithashtu thotë se Kryeministri i parë Shqiptar nuk duhej të ishte veç simbolik, por fakti është se bëhet fjalë veç për qeveri teknike.

Qevria e Talat Xhaferi do ketë kompetenca të limituara dhe emërimi në këtë post nuk është pritur me entuziazëm aq të madh. Kështu thotë Mersim Maksuti, profesor universitar i cili gjithashtu tha se “ky kryeministër vjen nga pozitat e Kryetarit të Kuvendit ku shqiptarët janë mësuar të shohin shqiptarë të tjerë në poste të larta”.

Këto deklarat u bënë gjatë emisionit “Programi 200” që transmetohet sot në ora 18:00, në Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button