VMRO: Dorëheqja e Filipçes nuk mjafton, të dorëhiqet edhe Zaevi

Pas dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, kanë reaguar edhe nga VMRO-DPMNE-ja. Ata thonë se dorëheqja e Filipçes nuk mjafton, prandaj ata kërkojnë edhe dorëheqjen e të parit të qeverisë, sepse sipas tyre, pjesa qendrore e piramidës së mosfunksionimit është pikërisht ai. Sipas VMRO-se vetëm dorëheqja e Zaevit do të garantonte një hetim të pavarur dhe objektiv në tragjedinë e Tetovës.

“Vetëm dorëheqja e Filipçes nuk mjafton, nevojitet dorëheqje e Zoran Zaevit i cili është pjesa qendrore e piramidës së mos funksionimit të sistemit. Vetëm dorëheqja e Zaevit do të garantojë hetim të pavarur dhe objektiv. 14 jetë vdiqën në një institucion për sigurinë e të cilit është përgjegjëse shteti. Zaev të mos fshihet prapa dorëheqjes së Filipçe”, thonë nga VMRO-DPMNE,

LEXO EDHE:

Back to top button