VMRO dorëzoi interpelancë kundër kryetares së Komisioni për Çështje dhe Emërime, Marija Georgievska

VMRO dorëzoi interpelancë kundër kryetares së Komisioni për Çështje dhe Emërime, Marija Georgievska

Gazetar: Mefail Ismaili

Zgjedhja e gjykatësve të ri kushtetues thelloi edhe më shumë “luftën” mes pushtetit dhe opozitës në kuvend. VMRO-DPMNE ka dorëzuar interpelancë për deputeten e LSDM-së Marija Georgievska, e cila është kryetare e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, me akuzën se pa përfunduar seanca e komisionit, Georgievska i ka raportuar kreut të Kuvendit vetëm dy emra për të cilët komisioni ka votuar “pro” me qëllim që plenumi t’i miratojë ata. Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski deputetja e pushtetit ka shkelur rregulloren për punën e Kuvendit.

“Në kundërshtim me Rregulloren dhe Kushtetutën, për pikë të rendit të ditës të papërfunduar dhe seancë të papërfunduar të Komisionit ajo ka dorëzuar raport parcial deri tek despoti i Kuvendit, Talat Xhaferri për gjykatës kushtetues. Ata gjykatës kushtetues që u përshtaten i dërgojnë për votim, pa përfunduar procesi i diskutimit në vetë seancën… Kjo është në kundërshtim me nenin 126 nga Rregullorja ku thuhet se trupi punues mban seancë dhe kur do të përfundojë seanca përgatit raport dhe procesverbal për atë që është vendosur në këtë trup punues”, deklaroi Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Kryetarja e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Marija Georgievska deklaroi se raportin e pjesshëm tek kreu i Kuvendit e ka dorëzuar sipas vlerësimeve të saj dhe mendon që asgjë nuk ka të keqe nëse Rregullorja e Kuvendit nuk ka nen që mundëson të veprohet në këtë mënyrë. Ajo akuzon opozitën për bllokim të punës së Kuvendit.

“Unë si kryetare kam vepruar sipas vlerësimit tim, për atë që ndodh në Kuvend. Kam dorëzuar raport parcial i cili nuk është i plotë, por një gjë të jetë e qartë se unë raportin nuk e kam dorëzuar të plotë për shkak se Komisioni jonë për zgjedhje dhe emërime nuk dorëzon raport, sjell vendime dhe vendimet si propozim i jep në plenum i cili duhet më tej të vendos. Andaj unë njoftova se çka ka ndodhur në komision dhe se nuk shoh se ai do të vazhdojë të funksionojë siç duhet”, u shpreh Marija Georgievska, LSDM.

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime vetëm emrat e dy prej gjithsej tre kandidatëve për gjykatës kushtetues i ka dërguar në seancë plenare për shkak se propozimi për zgjedhjen e Lubomir Joveskit nuk ka kaluar akoma në komision. Komisioni ka miratuar emrat e Fatmir Skender dhe Tatjana Vasiq Bozaxhieva, të dy të propozuar nga pushteti. Në komision janë hedhur poshtë të gjashtë emrat e propozuar nga opozita, kurse shumica është e vendosur të miratojë edhe emrin e kryeprokurorit aktual, Jubomir Joveskit, për gjykatës të ardhshëm të Kushtetueses. Gjykata Kushtetuese funksionon me vetëm pesë nga gjithsej nëntë anëtarët sa duhet të ketë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button